Kosova gjatë ditës se diel Ditën e Forcës. Festa ka filluar qysh ne orët e hershme të mëngjesit në Radio Dukagjin me programin e mëngjesit “Shpirti I Vikendit” me Xheneta Asllanin

Mysafir në studio ishte Koloneli Sefer Isuli, Shef I Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai tregoi se gjatë ditës se diel për nderë të kësaj dite në  Kazermat e Forces së Sigurisë së Kosovës të cilat janë të pozicionuara në qytete të ndryshme janë hapur dyertë për të gjithë qytetarët nga ora 12:00 deri ne ora 15:00.

“FKS në të gjitha njësitet e saj qe dy javë ka filluar garat sportive në gjashtë disiplina. Ndërsa sot dita ka filluar me homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Kurse nga ora 12:00-15:00 hapen dyert per qytetarët në Kazermat e FSK-së në Prishtine, Istog, Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe Pomozotin. Po ashtu do të demostrohen shkathësit dhe stimulime taktike para qytetareve. Këtë vit do të demostrohen edhe shkathësi të reja për qytetarët për dallim nga vitet e tjera.”

Sipas kolonel Isufit FKS-së ka kaluar nëpër një tranzicion ndër vite, me qëllimin që gjithmonë të arrihen nivele të larata të zhvillimit dhe aftësimit professional.

Një nga njësitet shumë profesionale dhe të sukseshme të FSK-së është edhe njësia e deminimit, e cila që nga paslufta po vazhdon të bëjë deminimin e zonave të minuara nga lufta e fundit në vendin tonë.

Për ta, lufta akoma nuk ka përfunduar akoma.

“Kjo ekip vazhdon deminimin në zonat e minuara në Kosovë. Vetëm këtë vit, kemi dy milion metër katror të pastruara, janë me qindar mjete të gjetura dhe me mijra  mina të pashperthyera. Beteja për lirin dhe tokën e Kosovës për këta heronjë tanë të gjallë, nuk ka përfundu ne vitin 1999, por vazhdon edhe sot. Sipas informacioneve që kemi, planifikohet që deri në fund të vitit 2024 Kosova të jetë plotësisht e pastër nga mbetjet shperthyese.”

Pjestarë të FSK po tregojnë një sukses shumë të madh edhe jashtë vendit.

“FKS ka djem dhe vajza me një nivel shumë të lartë të pregaditjes profesionale. Ata po na bëjnë krenar në të gjitha akademit, shkollat dhe qendrat profesionale të vendeve tona partnere me protuberancën e tyre ne periudhën e studimit te tyre dhe rezultat ne përfundim të tyre. Sukseset e tyre kane mundesu që sot FSK të vlerësohet si nje nga organizatat ushtarake më me potential për angazhime të përbashkëta ne operacione dhe misione shumëkombëshe të vendeve antare dhe partnere te NATO-se ”.

Sipas matjeve që kanë bërë shumë organizata joqeveritare në vend, Forca e Sigurisë se Kosovës nga ana e qytetarëve konsiderohet si institucioni më I besueshëm në vend.