Shënohet dita e një qershorit me plot aktivitete
Në nder të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Libraria Dukagjini ka organizuar aktivitete të shumta për fëmijë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Kryetari Përparim Rama, ka thënë se e ardhmja iu takon fëmijëve për çka është shprehur i lumtur kur ka parë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve. Fëmijë të shumtë kishin një vend-takim,e ajo është […]
Në nder të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Libraria Dukagjini ka organizuar aktivitete të shumta për fëmijë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.
Kryetari Përparim Rama, ka thënë se e ardhmja iu takon fëmijëve për çka është shprehur i lumtur kur ka parë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve.
Fëmijë të shumtë kishin një vend-takim,e ajo është Libraria Dukagjini, e cila kishte menduar që të argëtonte fëmijët nga mosha tre deri në gjashtë vjeç.
Karakteri filmik i fëmijëve ishte shfaqur sot për çka fatosët ishin shumë të emocionuar.
“Ka pasur shumë aktivitete, na kanë shpërndarë shumë dhurata më ka pëlqyer shumë 1 Qershori sot”, ka thënë Sultan Berisha.
Ndërsa Altina Balaj ka thënë “Po më pëlqen kena pas shumë aktivitete, kemi shkuar te sheshi Nëna Tereza, ka pasur shumë aktivitete të bukura”.
E i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se ndihet i lumtur kur sheh buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve.
“Fëmijët i kemi kështu parametër kryesor për transformimin e Prishtinës dhe çdo vendim që e marrim është me pikëpamje nga fëmijët, pra me syrin e fëmijëve për të krijuar kushte sa ma të mira.”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Rama.
Ky aktivitet që është mbajtur në Dukagjin kishte edhe karakter edukues duke sjellë kështu shumë libra për fëmijë në zbritje.
“Sot për ditën e fëmijëve e kemi një artistë performues I cili po I argëton fëmijët me performancën e tij përmes gjuhës së trupit gjithashtu kemi oferta libra shumë të kërkuar dhe të dashur për fëmijë si në gjuhën shqipe dhe angleze për fëmijë të cilat janë më 20% zbritje”, ka thënë Ilirjana Hasaj, koordinatore e librarisë Dukagjini.
Po ashtu edhe sheshi i Prishtinës sot ishte i mbushur nga fëmijët, falë edhe ditës që i kushtohet atyre si 1-Qershori Dita e Fëmijëve.















