8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, shënohet këtë të premte në Kosovë me një sërë aktivitetesh.

Kjo ngjarje ka origjinën e saj në protestën e rrobalarëseve të Nju-Jorkut më 8 mars 1857, kur ato u ngritën kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Për të kujtuar dhe nderuar këtë ngjarje historike, 100 gra nga vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblidhen në Kopenhagë të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit dhe vendosën që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Në këtë ditë të veçantë, në Kosovë, tradita e dhuratave për nënat dhe gratë ka një vend të veçantë.

Lulja është dhurata më e shpeshtë, pasi ka simbolin e respektit dhe dashurisë ndaj grave.

Kosova ka garantuar të drejtat e gruas me ligj, dhe në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e tyre është e përcaktuar me ligje.

Kjo ditë është një rast për të shprehur mirënjohjen dhe solidaritetin ndaj grave në të gjithë botën.

Në shënimin të kësaj dite, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.