Shënohet Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve është shënuar të hënën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përmes aksionit “Unë isha refugjat”. Nëpërmjet aktivitetit të organizuar nga Organizata “Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut”, qytetarët kanë shënuar emrat për të gjithë ata që ishin refugjatë gjatë luftës së fundit në Kosovë

Pamje nga sheshi ''Zahir Pajaziti'' për Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve është shënuar të hënën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përmes aksionit “Unë isha refugjat”.

Qytetarët me këtë rast kanë shënuar emrat për gjithë ata që ishin refugjatë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fjona Haxhismajli nga Organizata “Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut”, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që qytetarët, të cilët kanë qenë refugjatë gjatë luftës t’i ndajnë rrëfimet e tyre.

“Përmes një aksioni rrugor, ne po e shënojmë këtë ditë duke vendosur fjali se unë kam qenë refugjat”, por gjithashtu edhe “unë përkrahi refugjatët”. Në këtë mënyrë po angazhojmë qytetarët që në mënyrë simbolike të mbetet një dokument ku vendosin emrat dhe kanë mundësinë të ndajnë storiet e tyre, pasi që ne kemi krijuar një platformë virtuale ku gjendet në internet dhe ajo platformë është ”Muzeu virtual i refugjatëve’’. Prej 2020-tës në këtë platformë, njerëzit kanë ndarë storiet e tyre të refugjatëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kemi storie dhe narrativa nga më të ndryshmet dhe nga njerëz të etnive të ndryshme”, ka theksuar Haxhismajli.

Ajo po ashtu shtoi se, ekziston edhe një platformë e quajtur “Muzeu i fëmijërisë së luftës së fundit në Kosovë”, në të cilën po mblidhen materiale me përvojat e qytetarëve, të cilët ishin refugjatë gjatë luftës në Kosovë.

“Po ashtu kemi edhe platformën ‘Muzeu i fëmijërisë së luftës së fundit në Kosovë’, i cili është në proces e sipër në krijim, por gjithashtu edhe për atë po mbledhim materiale e storie të ndryshme nga njerëzit”, ka thënë Haxhismajli.

Ndryshe, rreth 1 milion shqiptarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë luftës në Kosovë, dhe secili prej tyre ka një rrëfim në vete.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika