Shënohet rekord, mbi 310 mijë turistë italianë e kanë frekuentuar Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpalosur detaje, duke treguar se për herë të parë është thyer rekordi me vizitorë nga Italia në Shqipëri. Sipas të parit të qeverisë shqiptare, këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar “mbi 310 mijë turistë italianë kanë frekuentuar Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, më shumë se […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpalosur detaje, duke treguar se për herë të parë është thyer rekordi me vizitorë nga Italia në Shqipëri.
Sipas të parit të qeverisë shqiptare, këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar “mbi 310 mijë turistë italianë kanë frekuentuar Shqipërinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, më shumë se asnjëherë më parë”.
Tutje, Rama ka thënë se turistët italianë po e “shijojnë mikpritjen dhe ushqimin fantastik, plazhet dhe natyrën e mrekullueshme, me premtimin për t’u kthyer sërish”.
“10 plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, sipas kolosit mediatik TG24 në Italinë fqinje që përshkon rivieren nga Velipoja në Sarandë, duke e shtuar promovimin e Shqipërisë turistike nga ana tjetër e Adriatikut”, ka përfunduar Rama duke thënë se “Shqipëria të ecë vetëm përpara”.















