Shënohet rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor

"Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2023/2024 janë 32 mijë 818. Ndërsa krahasuar me vitin paraprak (2022/2023), ka qenë 30 mijë e  996 fëmijë. Respektivisht ky vit kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1 mijë 822 fëmijë më shumë", thuhet në raportin e ASK-së

Mungesa e çerdheve publike në Komunën e Prishtinës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e saj vjetor për vitin 2023/2024 për numrin e përgjithshëm të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor.

Sipas ASK-së numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2023/2024 janë 32 mijë 818. Ndërsa krahasuar me vitin paraprak (2022/2023), ka qenë 30 mijë e  996 fëmijë. Respektivisht ky vit kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1 mijë 822 fëmijë më shumë.

Në sektorin publik në vitin shkollor 2023/2024 ishin 24 mijë e 104 fëmijë ose 73,4%, ndërsa në sektorin privat 8 mijë e 714 fëmijë ose 26,6%.

Krahasuar me vitin paraprak (2022/2023) në sektorin publik ishin 24 mijë e 366 fëmijë ose 78,6% ndërsa në sektorin privat 6 mijë e 630 fëmijë ose 21,4%.

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika