Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e Etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në pesë numrin e viktimave nga kjo sëmundje.

Rastet e virusit kanë shënuar rritje gjatë javëve të fundit, ndërsa autoritetet shëndetësore po vazhdojnë të monitorojnë situatën.

Më herët ishte raportuar për dhjetëra raste të konfirmuara dhe disa pacientë që po trajtoheshin në gjendje të rëndë.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni kalon pa simptoma, por te një pjesë e pacientëve, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me probleme të tjera shëndetësore, mund të zhvillohen forma të rënda neuroinvazive.

Autoritetet rekomandojnë marrjen e masave për mbrojtje nga pickimet e mushkonjave, pasi aktualisht nuk ka vaksinë specifike kundër virusit.

Vetëm pak ditë më parë ishte konfirmuar viktima e katërt, një 76-vjeçar që ishte trajtuar për 27 ditë në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika