Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Kamberi kërkon zbardhjen e vrasjes së ushtarëve shqiptarë
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se përgatitjet e Serbisë për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm po ngjallin frikë dhe pasiguri te shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të përvojave të hidhura historike me diskriminim dhe trajtim të padrejtë në ushtri. Në një reagim në rrjetet sociale, Kamberi ka bërë të […]
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se përgatitjet e Serbisë për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm po ngjallin frikë dhe pasiguri te shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të përvojave të hidhura historike me diskriminim dhe trajtim të padrejtë në ushtri.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kamberi ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Kuvend një propozim për themelimin e një Komisioni të posaçëm, i cili do të ketë mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve 1980.
Sipas tij, shumë prej këtyre vdekjeve u regjistruan si “vetëvrasje”, “aksidente” ose “shkelje disiplinore”.
“Aktualisht, në Serbi, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.















