Shërbyesve civilë që ishin pjesë e grevës iu procesohen pagat, mësimdhënësve jo

Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës kurse për shërbyesit civilë po

Ilustrim





Më 25 gusht të këtij viti, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e kishte shpallur grevën e gjithmbarshme, në të cilën kishin marrë pjesë mësimdhënësit e të gjithë sektorit të arsimit dhe shërbyesit civilë.

Pas më shumë se një muaji grevë, u vendos nga vetë anëtarët e sindikatave që greva të pezullohet deri në janar të vitit të ardhshëm. Kur u mendua se kaloi kriza dhe u qetësuan gjakrat në mes të Sindikatave dhe Qeverisë, kjo e fundit ka vendosur që për muajin shtator të mos ua procesojë pagat mësimdhënësve me arsyetimin se kanë qenë pjesë e grevës.

Por, të njëjtën gjë nuk e kanë bërë për shërbyesit civilë, të cilëve u kanë dalë pagat në llogaritë e tyre bankare.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur i indinjuar me këtë vendim të qeverisë, të cilin e ka quajtur diskriminues e hakmarrës.

“Fatkeqësisht ende nuk janë procesuar në sistemin arsimor, teksa e keqja shtohet se janë procesuar për shërbyesit civilë që ishin në grevë dhe kjo është një segregacion, nuk ka çfarë të dyshohet për tjetër, përveç ndonjë qëllim që vetëm qeveria e di”, ka thënë ai.

Tutje, Jasharaj ka paralajmëruar “situatë të acaruar”, nëse nuk procesohen pagat deri më 5 tetor të këtij viti.

“Uroj që deri në kufirin ligjor më 5 tetor, Qeveria të mos e bëjë edhe këtë goditje, por t’i procesojë pagat, përndryshe do të kemi situatë të acaruar. Edhe mediat e kanë parë se edhe kur u bë pezullimi i grevës, votat pro dhe kundër ishin kogja të përafërta. Nuk është e drejtë të shkelen ligjet dhe të shkelet humaniteti. Nëse bëhet kjo goditje atëherë s’kemi si të mos besojmë se Qeveria i do grevat dhe përplasjet”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se punëtorët që ishin pjesë e grevës nuk do të paguhen për muajin që shkoi.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika