Sherifi: Qytetarët kanë besuar se Kurti do ta bindë Serbinë ta njohë Kosovën

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se premtimi i kryeministrit Kurti ka qenë që nuk do ta formojë "Zajednicën" dhe sipas tij qytetarët e Kosovës kanë besuar se ai do të bindë Serbinë që ta njohë Kosovën

Bilall Sherifi nga Nisma

“Pritjet e mia nuk janë ndryshe prej qytetarëve të Kosovës, ne presim që Kurti të nxjerrë marrëveshjen me njohje dhe jo pa-njohje”.

Kështu ka deklaruar Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate në lidhje me takimin e sotëm që po mbahet në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, Sherifi ka thënë se premtimi i kryeministrit Kurti ka qenë që nuk do ta formojë “Zajednicën”.

“Ai ka dhënë premtime të forta, premtimi i tij ka qenë që nuk do e formojë Zajednicën. Ai ka thënë se përkundrazi nuk merr parasysh themelimin e Asociacionit, kemi një kthim mbrapa në procesin e dialogut, ai duhet të dalë dhe të u drejtohet atyre që kanë vuajtur burg”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, Kurti në këtë proces duhet të ecë vetëm me një kusht që njohjen e Kosovës ta shkëmbejë me Asociacionin.

“Përkundër premtimit të madh se nuk do ta themelojë Asociacionin, ai duhet të ecë drejt themelimit vetëm me një kusht, njohjen e shtetit të Kosovës”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se qytetarët kanë besuar se Kurti do ta bindë Serbinë ta njohë Kosovën.

“Problemi i tij është se ka refuzuar ta bëjë Asociacionin, ai duke refuzuar që të bisedojë për themelimin e Asociacionit, tani Kosovës i kërkohet të themelojë këtë. Të gjitha deklarimet e mia publike janë që cdo marrëveshje që nuk ngërthen njohjen reciproke është kthim mbrapa”.

Ai ka theksuar ndër të tjera se Kurti duhet t’i lërë lojët e fjalëve që në fund të këtij procesi, të rezultojë me njohjen e Republikës së Kosovës dhe të marrë njohjen formale.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika