Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në Doganaj të Ferizajt pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me një pronë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, si pasojë e përleshjes, tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Doganaj, Ferizaj / 18.04.2026 – 07:30. Pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet rreth një prone, janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, ku si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Tre të dyshauarit kanë pranuar tretman mjekësor, më pastaj janë intervistuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.