Sherri i nisur në Elbasan, përfundon me vrasje në Pejë

Hakmarrja dyshohet të jetë motivi i vrasjes që ndodhi dje në Pejë. 24 vjeçari nga Elbasani goditi qëllimisht me veturë mikun e tij, 44 vjeçar, meqë ky i fundit më herët ia kishte djegur shtëpinë. Prokuroria e Pejës ka treguar detaje për Dukagjinin, derisa televizioni ka siguruar edhe videon e momentit kritik

Pamje nga rasti në Pejë, ku një person godet për vdekje një këmbësor.

Ecja në këtë rrugë jo larg qendrës së Pejës, I.O 44-vjeçari i kushtoi me jetë.

E iniciuar fillimisht si aksident trafiku, kjo ngjarje që shihet edhe në këtë video të siguruar nga Dukagjini, më vonë mori rrjedhë tjetër.

Sergio Jonuzi, tashmë është në mbajtje për veprën penale “vrasje e rëndë”, për shkak se ka goditur qëllimisht me veturë 44 vjeçarin.

Se si ndodhi rasti e sqaron prokurorja Lumturije Vuçetaj, e cila thotë se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme.

“Diku në orët e pasditës jam njoftuar nga ana e policisë se ka ndodhur një rast, fillimisht është konsideruar si një aksident komunikacioni mirëpo me siguruar informacionet, nga ana e të gjtihë njësitëve policore, dhe nga ana e dëshmitarëve okular dhe nga video incizimet që janë siguruar nga vendi i ngjarjes kemi konstatuar se kemi të bëjmë me vrasje të rëndë”, ka deklaruar ajo.

Vuçetaj shton se kanë informuar edhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri, meqë të dy personat janë nga Elbasani, dhe motivi dyshohet të jetë, hakmarrja pasi që viktima ia ka djegur të dyshuarit shtëpinë në këtë qytet të Shqipërisë.

“Prokuroria ka udhëzuar Policinë që menjëherë të njoftohen autoritet e Republikës së Shqipërisë, që ta kenë vixhilencën eventualisht që të mos ndodhë një përshkallëzim i situatës në mes familjarëve të viktimës dhe të dyshuarit në Elbasan, sepse kemi ardhur në përfundim se janë në lidhje miqësie mes vete”, ka deklaruar prokurorja.

24 vjeçari i dyshuar është arrestuar nga Policia, me ndihmën e qytetarëve meqë fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke e braktisur veturën.

Në raportin 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se viktima ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës, pas lëndimeve të marra si pasojë e goditjes me veturë dhe se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika