Sheshko udhëheq Slloveninë në ndeshjen vendimtare ndaj Kosovës

Trajneri i përfaqësueses së Sllovenisë, Matjazh Kek, ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026.

Më 15 nëntor, Sllovenia do të presë Kosovën në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor do të udhëtojë në Solna për të luajtur ndaj Suedisë.

Sllovenia ka nevojë për fitore ndaj Kosovës në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për plejof. Aktualisht, Zvicra udhëheq grupin me 10 pikë, Kosova ka 7, Sllovenia 3, ndërsa Suedia vetëm 1 pikë.

Ylli i Manchester Unitedit, Benjamin Sheshko, është pjesë e listës dhe pritet të udhëheqë sulmin slloven në përballjen me Kosovën.

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, është gjithashtu një emër i njohur në ekip, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve luan në klube më të vogla.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika