Shiffrini shënon fitoren e 86-të në Kupë të Botës

Pritja e Mikaela Shiffrinit për ta barazuar rekordin e fitoreve të Ingemar Stenmarkut në skijim alpin në Kupë të Botës tashmë i ka ardhur fundi

Pritja e Mikaela Shiffrinit për ta barazuar rekordin e fitoreve të Ingemar Stenmarkut në skijim alpin në Kupë të Botës, tashmë ka mbaruar.

27-vjeçarja e regjistroi fitoren historike, të 86-tën në karrierën e saj. Rekordin me 86 fitore në Kupë të Botës, suedezi Stenmark e kishte vendosur në vitin 1989.

Shiffrini triumfoi në garën e sllallomit të madh në Are të Suedisë të premten. Shiffrini fitoi me kohë të kombinuar prej 1 minutë, 54 sekondave e 64 të qindtave.

Ajo përfundoi garën para italianes Federica Brignone dhe skitares suedeze, Sara Hector.

Ylli i ekipit të SHBA-ve regjistroi fitoren e 20-të në sllallom të madh, dhe barazohet me zviceranen Vreni Schneider, për më së shumti fitore në Kupë të Botës në këtë disiplinë.

Shiffrin fitoi garën e saj të parë të Kupës së Botës në Are, një sllallom në dhjetor 2012, dhe më pas fitoi dy medalje të arta në botët 2019 në resortin suedez. Ishte gjithashtu vendi ku ajo duhej të garonte sërish në mars 2020 pas vdekjes së babait të saj muajin e kaluar, por garat u anuluan për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Kam pasur shumë përvoja të ndryshme këtu,” tha Shiffrin pas vrapimit të saj të parë të premten. “Kam ndjerë gjithçka që mund të ndjeni këtu, kështu që është e veçantë të kthehem.”

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika