Shiroka-Pula urohet nga homologët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime për zgjedhjen në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Siç bën të ditur Presidenca, Presidenti finlandez, Alexander Stubb, i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.

Ndërkaq, homologja sllovene, Nataša Pirc Musar, ka shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen.

Ajo ka riafirmuar mbështetjen e Sllovenisë për avancimin e parimeve demokratike, bashkëpunimin rajonal, forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Po ashtu, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës, duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria do të qëndrojnë së bashku përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

Në anën tjetër, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur besimin se udhëheqja e Shiroka-Pulës do të kontribuojë në forcimin e dialogut dhe kohezionit shoqëror.

Ajo ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë shtysë të re bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika