Shitësi ambulant nga Nigeria rrihet për vdekje në Itali, rikthen bisedat rreth racizmit

Të premten e 29 korrikut, një shitës ambulant nga Nigeria është rrahur për vdekje në Itali. Policia italiane thotë se vrasja "nuk ishte e motivuar racialisht" dhe është e mundshme të jetë për "arsye të vogla"

Alika Ogorchukwu, nigeriani 39-vjeçar që është rrahur për vdekje në Itali

Vrasja e një burri nigerian në Itali ka ngjallur protesta dhe ka rikthyer bisedën rreth racizmit dhe krimeve kundër emigrantëve në vend përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

Policia e Macerata ka thënë se Alika Ogorchukwu, 39 vjeç, është ndjekur dhe është goditur me patericat e tij dhe në fund i është vjedhur telefoni nga sulmuesi.

Ngjarja ka ndodhur të premten e 29 korrikut në orën 14:00 në rrugën kryesore qendrore të Civitanova Marche. Ogorchukwu është gjetur i vdekur në vendngjarje nga mjekët ndihmës, ka shtuar deklarata e policisë të dielën e 31 korrikut.

Oficeri i policisë Macerata, Matteo Luconi ka thënë se vrasja “nuk ishte e motivuar racialisht” dhe një deklaratë e policisë të dielën tha se ishte e mundshme për “arsye të vogla”. Një shtetas italian, 32-vjeçar, Filippo Ferlazzo, është arrestuar për vrasje dhe grabitje, tha policia. Një nga avokatet e Ferlazzo, Federica Trifoglio, tha se klienti i tij ka probleme psikiatrike dhe se ata synojnë të paraqesin një raport psikiatrik, raporton CNN.

Ambasada nigeriane në Romë e ka dënuar vrasjen, duke thënë se “incidenti ndodhi në një rrugë të frekuentuar dhe përballë shikuesve të tronditur, disa prej të cilëve bënë video të sulmit, me pak ose aspak përpjekje për ta parandaluar atë”.

Ambasada tha se ishte duke bashkëpunuar me autoritetet italiane për të garantuar zbatimin e drejtësisë dhe për të ofruar ndihmë për familjen e viktimës.

Gruaja e Ogorchukwu, Charity Oriachi, u tha gazetarëve të premten se donte drejtësi për burrin e saj.

“Itali, mos më lër vetëm”, tha ajo.

Francesco Mantella, avokati që përfaqëson gruan e Ogorchukwu, Charity ka thënë se Ogorchukwu kishte qenë në Itali për rreth nëntë vjet me një leje qëndrimi të rregullt dhe punonte si shitës ambulant.

Kryebashkiaku i Civitanova Marche ka njoftuar se shpenzimet për funeralin e Ogorchukwu do të paguhen nga komuna, tha Mantella, dhe një mbledhje fondesh ka filluar për të ndihmuar të venë e tij dhe djalin e tyre 8-vjeçar.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika