Shiu depërton në zhveshtoren e stadiumit të ndërtuar nga Komuna e Lipjanit

Uji ka depërtuar në zhveshtoren e stadiumit të ekipit të futbollit Arbëria në Dobrajë të Lipjanit, projekt ky i komunës së Lipjanit. Për gjendjen ankohen lojtarët e ekipit ndërsa nga opozita, fajin ia lënë pushtetit, për punën e kryer. Por nga Komuna, thonë se mirëmbajtja, tani i takon klubit futbollistik

Pamje nga zhveshtorja e stadiumit në Lipjan

Nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së enjte në zhveshtoren e stadiumit të ndërtuar nga Komuna e Lipjanit ka depërtuar uji brenda këtij objektit.

Zhveshtorja e ekipit futbollistik Arbëria në Dobrajë  të Lipjanit, ndonëse nuk ka shumë kohë që ka filluar të përdoret, ajo tashmë konsiderohet e dëmtuar.

Futbollistët e ekipit lokal, me padurim e kishin pritur ndërtimin e saj, por gjendja e tanishme i ka dëshpëruar.

“Ne kemi filluar vjet në këtë zhveshtore. Tash kur kanë ndodhë këto reshjet e  shiut kemi pa problem. Këtu është rrezik pasi në cdo reshje shiju po pikë brenda”, ka thënë Abnor Gashi, kapiten i ekipit, “Arbëria”.

Fajtor për dëmtimin e këtij objekti, që sipas opozitës ende nuk është i përfunduar, opozita në komunën e Lipjanit po e bënë  pushtetin lokal, që ishte edhe finacues i projektit.

“ Kjo po ndodhë për shkak të mos llogaridhënjës nga Komuan e Lipjanit. Investimet ende pa përfunduar ajo është shkatrruar. Ky ka qenë project I komunës dhe kemi parë së si është keqpërdorë paraja publike”, ka thënë Arsim Jashari nga PDK-ja.

Ndërkohë nga Komuna e Lipjanit, kanë thënë se investimet tashmë kanë përfunduar.

Dhe, sipas zëdhënëses së Komunës, Hyra Bytyçi, klubi Arbëria tashmë është përgjegjës për mirëmbajtjen e tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika