Shiu i rrëmbyeshëm pason zjarret e verës në Greqi, një i vdekur

Ndonëse betejat deri tani i pati me zjarrin, Greqia tashmë po përballet me shiun e rrëmbyeshëm si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person e dëme të shumta materiale janë shkaktuar

Një burrë ka humbur jetën si pasojë e shirërave të rrëmbyeshëm si pasojë e të cilëve janë përmbytur shtëpitë dhe rrugët në Greqi, tha brigada e zjarrfikësve të martën.

Stuhia “Daniel” ka goditur Greqinë perëndimore dhe qendrore që nga e hëna, duke nxitur qindra thirrje në shërbimet e urgjencës për të nxjerrë ujin vetëm disa ditë pasi një zjarr vdekjeprurës që ka djegur për më shumë se dy javë u vu nën kontroll në veri të vendit.

“Njeriu vdiq pasi një mur u shemb pranë qytetit të Volos, ndoshta për shkak të motit të keq”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve për Reuters, pa dhënë më shumë detaje.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës, muri u shemb kur burri, një blegtor, po përpiqej të arrinte kafshët e tij.

Autoritetet kanë kufizuar qarkullimin në zonën e gjerë të Volos.

Ndërkaq, një video e publikuar në rrjetin “X” tregon një veturë të marrë nga valët e detit.

 

Përmbytjet e mëdha në Greqi në vitin 2017 vranë 25 persona dhe lanë qindra të pastrehë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika