Disa rrugë të kryeqytetit janë bllokuar si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që ka rënë pasditen e së enjtes.

Sipas Prishtina Weather, edhe të premten parashikohet mot kryesisht me diell, por gjatë orëve të pasdites parashikohen rrebeshe shiu e vetëtima.