Shkaktohen dëmet e para në Prishtinë nga erërat e forta, drejtori i Sigurisë: Evitoni daljet, sidomos rreth parqeve

“Deri tash kemi 5 raste ku janë shkaktuar dëme materiale si: rënie të kulmit, tjegullave e raste të tjera”, tha Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica

Erëra të forta, kanë ndodhur në Kryeqytet, si pasoj e të cilëve janë shkaktuar dëmet e para.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica bashkë me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të intervenuar në disa raste ku janë shkaktuar dëme.

“Deri tash kemi 5 raste ku janë shkaktuar dëme materiale si: rënie të kulmit, tjegullave e raste të tjera”, tha Fushtica për RTK-në.

Ai apelon që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të evitojnë daljet sidomos rreth parqeve për shkak të rrezikut nga rënia e degëve.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka izoluar edhe zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme nga erërat e forta të paralajmëruar nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika