Emri i tij nuk ishte shumë i njohur deri të premten, kur u shkarkuar nga pozita e shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Për arsyet e shkarkimit, Shemsi Haziri i ka rekomanduar Dukagjinit që të pyetet Zyra për Informim e Policisë, por ajo nuk ka kthyer përgjigje të dielën.

Njësia që udhëhiqte Haziri ka hetuar aferat që ndodhën brenda pak muajsh, e në të cilat dyshohet se janë të përfshirë ambasadori i Kosovë në Kroaci, Martin Berishaj dhe drejtori i suspenduar i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Derisa nuk ka një arsye zyrtare për shkarkimin tij, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshëm Valdet Hoxha, thotë se kjo mund të interpretohet si ndërhyrje e pastërt e politikës në punën e Policisë.

“Shkarkimi i tij në mënyrë verbale pa një arsyetim ligjor lë dyshim dhe krijon perceptimin për një mundësi të ndikimit në punën operacionale të Policisë së Kosovës. Në bazë të informative që kam, ky nuk do të jetë i fundit dhe vala e ndërrimit të pozitave do të vazhdojë. Kjo mund të interpretohet si ndërhyrje e pastërt në punën e Policisë”, ka theksuara Valdet Hoxha-ish-zëvendësministri i MPB-së.

Hoxha thekson se rastet e tilla mund ta dëmtojnë integritetin e Policisë së Kosovës.

“Këto ndikojnë negativisht edhe karshi organizatës e cila ka pasur vendin e parë për besueshmëri  edhe ashtu trendi i dorëheqjeve në Policinë e Kosovës që kanë fillu për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe këto të fundit do ta krijojnë një perceptim negative ndaj Policisë së Kosovës”, ka shtuar theksuara Valdet Hoxha-ish-zëvendësministri i MPB-së.

Akuza të shumta ndaj pushtetit pas këtij shkarkimi kanë ardhur nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila thotë se kjo nënkupton ndërhyrje politike në Polici.

Gjatë një konference për media të dielën, PDK tha se Qeveria po mundohet t’i mbulojë sipas saj, dy skandalet ku janë të përfshirë Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi.

Përparim Gruda, Departamentit për Drejtësi, PDK-së, ka thënë se “shkarkimi i Hazirit, përpjekje nga Qeveria për të mbuluar skandalin Berishajt dhe për skandalin e Krasniqit”

“Me këtë Qeveria e Kosovës dëshiron të dekurajoj hetuesit e pavarur brenda Policisë së Kosovës dhe të fsheh të vërtetën e skandalit korruptiv, ku është përfshirë ambasadori i Kosovës dhe ish-drejtori i KEK-ut”, ka theksuar Përparim Gruda, Departamentit për Drejtësi, PDK.

Një ditë më parë, Shemsi Haziri kishte thënë se vendimi për shkarkim iu kishte komunikuar verbalist dhe se nuk i di arsyet e shkarkimit.