Shkarkimi i kryetarëve, iniciatorët të bindur se do t’i mbledhin nënshkrimet

Organizatorët e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, pretendojnë se gati kanë mbërritur shifrën e kërkuar të nënshkrimeve, që i qon në fazën tjetër të procesit. Përderisa procesi po zhvillohet edhe në Leposaviq, thirrje që kjo të behet edhe në dy komunat tjera të veriut ka bërë edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Ilustrim

Ndonëse jo me ritmin e njëjtë sikur të mërkurën, edhe të enjten ka pasur të interesuar për nënshkrimin e peticionit për shkarkim të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Anëtarët e grupit iniciues, supozojnë numri i nënshkrimeve të grumbulluara në këto dy ditë ka shkuar në mbi 3 mijë, e që do të tejkalojnë 20% e kërkuar për të kaluar në fazën e dytë.

“Jemi shumë të kënaqur me numrin e nënshkruesve, si mund të shihni ka vazhdimisht qytetar që po vijnë këtu për të nënshkruar dhe këta nuk janë vetëm nga komuniteti serb por edhe nga komunitete tjera dhe mund të them që ne do të arrijmë numrin e nënshkrimeve të nevojshme madje do të jenë edhe më shumë dhe deri më 22 janar do e dërgojmë peticionin edhe në komunë”, ka deklaruar Sanja Krtinic – Anëtare e grupit inicues.

I njëjti proces tashmë zyrtarisht po bëhet edhe në Leposviq por jo edhe në Zveçan e Zubin Potok.

Thirrje që edhe në këto komuna të ndodhë një proces i tillë ka bërë edhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog.

“U bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal të ofrojnë gjitha dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Zveçan. Është kyçe që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka deklaruar Tomas Szunyog – Shefi i Zyrës se BE-së në Kosovë.

Sipas udhëzimit administrativ të hartuar nga Ministria e Pushtetit lokal në këso raste duhet të mbledhën të paktën 20% të nënshkruesve të votuesve të komunës përkatëse.

Nëse peticioni është i suksesshëm, i hapet rrugë votimit për shkarkimin e kryetarëve,që kërkon 50 % + 1 votë të të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika