Shkarkohen edhe dy persona për rastin skandaloz në Pejë

Spitali i Pejës ka njoftuar se janë shkarkuar edhe dy persona për rastin e rëndë që ka ndodhur në atë institucion me ç’rast një foshnjë e vdekur është futur në rrobalarëse. Opozita ka pasur kritika të ashpra ndaj veprimit institucional teksa nga Prokuroria thonë se hetimet po vazhdojnë dhe zotohen për efikasitet

Spitali i Pejës

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Spitalin e Pejës 10 ditë më parë po vazhdon të hetohet nga institucionet e drejtësisë por tashmë edhe nga ato shëndetësore.

Për ngatërrimin e foshnjës me çarçafët e futjen e tyre së bashku në rrobalarëse, nga puna janë suspenduar 7 punonjës.

Pas shkarkimit të Kryeinspektorit shëndetësor nga MSH-ja një ditë më parë, të premten Spitali i Pejës ka dalë me njoftim se nga detyra janë liruar edhe Shefi i repartit dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë në Pejë.

Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligj zbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast.

Detaje të reja thonë se nuk mund të ndajnë nga Prokuroria e Pejës meqë rasti është në fazë hetimore.

“Është njëri ndër rastet më të ndjeshme, pasi kemi të bëjmë me një foshnje  dhe njëkohësisht duhet të jemi më të rezervuar në informata, besoj që është në interesin e të gjithëve që rezultat të dalin të suksesshme”, ka thënë Shkodran Niqki.

Por, i pakënaqur me trajtimin institucional ndaj këtij rasti është deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu.

“Deri sa nuk ka pasur publikim të rastit në media nuk ka pasur masa disiplinore, pra masat disiplianre që janë marrë aps publikim të rast janë ëpr shkak të asaj që mediat e kanë publikuar. Nuk ishte veprim institucional”, ka thënë Haxhiu.

Përderisa ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i LDK-së Armend Zemaj skandal edhe më të madh e quan tentim fshehjen së këtij rasti.

“Personat teknik mund të kenë përgjegjës të drejtpërdrejtë, ndërsa personat menaxherial, politik janë përgjegjësit kryesor të fshehjes të këtij rasti, dhe tentimi për të fshehur dështimet në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku Mulhaxha nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështje, duke thënë shkurt se organet përgjegjëse po e trajtojnë me prioritet.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika