Shkarkohet drejtori i Inspekcionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi

Besnik Mulliqi ka bërë të ditur se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Podujevës. Ai këtë shkarkim ai e ka cilësuar si skandaloz

Komuna e Podujevës

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e tij.

Ai ka thënë se të martën, pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan, më saktësisht, në zonën e liqenit të Batllavës, ka pranuar një email nga Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA) se është shkarkuar.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia për për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm”, ka shkruar Mulliqi.

Ai ka thënë se ka pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër ‘Ai’ në tentim për të më penguar”, ka shkruar tutje ai.

Ai këtë shkarkim e ka quajtur skandaloz, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët e Podujeves për përkrahjen.

Ndërkaq, portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi për këtë shkarkim, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika