Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) kanë votuar të premten për shkarkimin e prokurorit Karim Khan, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, raportoi Reuters duke cituar dy burime diplomatike.
Sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, 82 nga 125 shtetet anëtare të GJPN-së votuan në favor të largimit të Khanit nga posti i prokurorit.
Khan i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Karim Khan drejtonte Zyrën e Prokurorit të GJPN-së që nga viti 2021 dhe u bë një nga figurat më të njohura të drejtësisë ndërkombëtare në vitin 2023, kur kërkoi dhe më pas siguroi lëshimin e një urdhërarresti ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Gjykata e akuzoi Putinin për krime lufte, duke e konsideruar përgjegjës për deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara të Ukrainës drejt Rusisë – akuza që Moska i ka hedhur poshtë.