Shkeljet në trafik – Dy personave në Kamenicë u ndalohet vozitja për 3 muaj, një tjetri për 6
Policia e Kosovës, respektivisht ajo e stacionit policor në Kamenicë, i ka identifikuar tre persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut. Në dy raste, sipas policisë, kundërvajtësit kanë tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj tyre është shqiptuar nga 150 euro gjobë, dy pikë negative dhe ndalim i vozitjes për tre muaj. […]
Policia e Kosovës, respektivisht ajo e stacionit policor në Kamenicë, i ka identifikuar tre persona të cilët kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Në dy raste, sipas policisë, kundërvajtësit kanë tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj tyre është shqiptuar nga 150 euro gjobë, dy pikë negative dhe ndalim i vozitjes për tre muaj.
“Në dy raste ka hasur në kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj këtyre kundërvajtësve veç e veç ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
Kurse, në një rast tjetër një person është dënuar me 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe me gjashtë muaj ndalim për drejtimin e mjeteve motorike.
Kjo për shkak se i njëjti ka vozitur nën ndikimin e alkoolit.
“Në rastin e tretë gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.90 promilë. Ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftim.















