Shkelmoi veturën e Policisë së Kosovës pasi iu shqiptua gjoba, arrestohet i dyshuari në Pejë

I dyshuari i arrestuar nga Policia e Kosovës për kanosje, fillimisht nё shenjё revolte kishte shkelmuar veturën e Policisё dhe gjatё intervistimit të tij në stacion, ai ka vazhduar me paknaqёsitё  e tij duke i kanosur zyrtarët policorë

Është arrestuar një person i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të martën në Pejë.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari kishte shkelmuar veturën e Policisё pasi të njëjtit i ishte shqiptuar një gjobë. Krahas kësaj, i dyshuari kishte vazhduar të tregonte pakënaqësitë e tij edhe në stacionin policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.01.2023, rreth orёs 11:40, nё rrugën “ Eliot Engel” nё Pejё, pёr deri sa zyrtaret Policor ishin duke shqiptuar fletgjobё pёr kundёrvajtje nё komunikacion ndaj tё dyshuarit. I dyshuari fillimisht nё shenjё revolte kishte shkelmuar veturën e Policisё, pёr veprimet e bёra i dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe gjatё intervistimit ka vazhduar me paknaqёsitё  e tij duk i kanosur zyrtaret Policor”, thuhet në njoftim.

Sipas urdhërit të Prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika