SHKK forcon rregullat për sjelljen dhe kriteret për pushimet e të dënuarve

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka ndërmarrë hapa të rinj për forcimin e standardeve të sjelljes, sigurisë dhe rehabilitimit në institucionet korrektuese.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, ka nënshkruar Kodin e Mirësjelljes së Personave të Burgosur në Institucionet Korrektuese dhe Udhëzuesin për zbatimin e kritereve dhe sqarimin e faktorëve për shfrytëzimin e pushimit jashtë institucionit korrektues për personat e dënuar.

Sipas SHKK-së, këto dy akte synojnë të krijojnë rregulla më të qarta dhe të standardizuara për menaxhimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur, duke forcuar njëkohësisht rendin, disiplinën dhe sigurinë në institucionet korrektuese.

“Të dyja këto akte synojnë të forcojnë standardet e sigurisë, rendit dhe disiplinës në institucionet korrektuese, duke krijuar një qasje më të qartë dhe të standardizuar në menaxhimin e personave të burgosur dhe në proceset që lidhen me rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.

Kodi i Mirësjelljes përcakton rregullat dhe standardet e sjelljes që duhet të respektohen nga personat e dënuar dhe të paraburgosur gjatë gjithë qëndrimit të tyre në institucionet korrektuese. Ai vendos theks të veçantë në respektimin e rendit dhe disiplinës, komunikimin korrekt me stafin dhe personat e tjerë të burgosur, shmangien e dhunës, kërcënimeve dhe konflikteve, respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të të tjerëve, si dhe bashkëpunimin në proceset e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.
Ndërsa Udhëzuesi për pushimet jashtë institucionit përcakton mënyrën e zbatimit dhe vlerësimit të kritereve për shfrytëzimin e këtij beneficioni. Vlerësimi bëhet në mënyrë individuale, objektive dhe profesionale, duke u bazuar në të dhëna konkrete dhe të verifikueshme, si dhe në vlerësimin e rrezikut.
Në këtë proces merren parasysh vepra penale për të cilën personi është dënuar, qëndrimi ndaj veprës penale, sjellja gjatë vuajtjes së dënimit, respektimi i rregullave të institucionit, pjesëmarrja në programet rehabilituese, niveli i përgjegjësisë dhe besueshmërisë, rreziku për sigurinë publike, mundësia e përsëritjes së veprës penale, historiku i tentimeve për arratisje, si dhe rrethanat dhe mbështetja familjare.
Procesi i vlerësimit zhvillohet përmes ekipit multidisiplinar, i cili pas shqyrtimit të të gjitha kritereve, faktorëve dhe rrethanave relevante, interviston personin e dënuar dhe i rekomandon drejtorit të institucionit korrektues aprovimin ose refuzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar merret në bazë të vlerësimit të dokumentuar dhe legjislacionit në fuqi.
Me këto hapa, Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të avancojë standardet profesionale në institucionet korrektuese, duke e vendosur në fokus sigurinë dhe disiplinën, krahas rehabilitimit, përgjegjësisë personale dhe përgatitjes së personave të dënuar për riintegrim në shoqëri”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika