ShKK-ja jep detaje për rastin ku u tentua të futej substancë narkotike në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se i burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar substanca e dyshuar narkotike është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, derisa vizita është anuluar

Burgu i Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka dhënë detaje lidhur me rastin ku një e dyshuar është arrestuar, sepse e njëjta kishte tentuar të fuste substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë brenda burgut të Dubravës.

Lexo më shumë: Arrestohet një e dyshuar, tentoi të fuste substancë narkotike në burgun e Dubravës

Në njoftimin e ShKK-së thuhet se oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre korrektuese.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar permes trupit është tentuar të kontrabandohet substancë e dyshuar narkotike”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në njoftim thuhet se i burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar substanca e dyshuar narkotike është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

“Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej, theksohet se Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika