“Shkodra Elektronike” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025

Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, dhe njëherit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025”. Në total, ajo i pati 143 pikë, ndërsa fituese e vendit tl dytë ishte Elvana Gjata me 135 pikë, me këngën “Karnaval”

Shkodra Elektronike ka fituar edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora.

Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikë në total.

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë.

Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.

Po ashtu, pjesëmarrës në natën finale të festivalit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryediplomaten, Donika Gërvalla.

Screenshot

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika