Shkodra i ashpër me qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, “Evropa nuk mbushet mend me Serbinë”

Eksperti i Sigurisë, Selam Shkodra ka qenë i ashpër për qasjen që ndërkombëtarët kanë karshi Serbisë, duke thënë se Evropa nuk është mbushur mend me Serbinë pavarësisht krimeve që ka bërë gjatë dy luftërave botërore, sidomos ajo e Serbrenicës që ka ndodhur në sy të evropianëve.

Sipas Shkodrës, Bashkësia Ndërkombëtare duhet të reflektojë dhe ti tregoj presidentit Vuçiq dhe klasës politike në Serbi se Kosova është shtet dhe projekt i pakthyeshëm.

Kështu është shprehur Shkodra për emisionin ‘Five’, në Televizionin Dukagjini lidhur për rritjen e numrit të trupave të NATO-së.

“Evropa nuk mbushet mend me Serbinë. Pavarësisht se janë bërë dy luftëra botërore pikërisht nga Sarajeva dhe në syrin e trupave evropiane ka ndodhur edhe masakra e Serebrenicës, në luftën e fundit në Bosnjë, ku është bërë kasaphane e vërtetë ku janë prerë 5 mijë trupa brenda një nate. Kanë qenë të mbështetur prej muri, ja është dashtë rritur numri i trupave të KFOR-it, në pjesën veriore dhe ja është dashur të i lëshohet tereni Serbisë, ta sulmojë Kosovën dhe të shkojë në një luftë të hapur, kur nuk do të dihet fundi i atij konflikti. Është momenti i fundit që Bashkësia Ndërkombëtare të reflektojë dhe ti tregojë vendin Presidentit Vuçiqit dhe klasës politike në Serbi dhe Kosova është shtet dhe projekt i pakthyeshëm”, ka deklaruar Shkodra.

Shkodra ka shtuar se Serbia gjithnjë është përkëledhur nga Bashkësia Ndërkombëtare qoftë në procesion e dialogimit, por kur ka ndodhur rasti i Banjskë me 24 shtator, atëherë ka rënë gongu për Bashkësinë Ndërkombëtare, kur Kosova nuk ka të bëjë me një fqinj normal.

“Bashkësia Ndërkombëtare që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë e ka përkëledhur Serbinë.   Me arsyen se edhe vet blloku perëndimor është futur në një situatë, në Ukrainë. Siç ka thënë ish-sekretari i Amerikës, Henri Kissinger për luftën e Vietnamit dhe se “Amerika është futur në një baltak, dhe do duhej të bëja diçka për t’a nxjerrë nga ky baltak”. Të dyja palët janë futur në baltak, edhe Federata Ruse edhe Blloku Perëndimor. Dhe krejt problemi qëndron se si të dalin nga ajo situatë. Për momentin faktorëve relevant ndërkombëtar, iu intereson mos të ketë vatra të tjera të konfliktit derisa të zgjidhin problemin me tërbimin e presidentit rus në Ukrainën. Dhe gjatë kësaj faze ka pasur lëshimi në favor me palën serbe, edhe në procesin dialogues. Ku pala serbe është krenuar deri kur ka ndodhur rasti i Banjskës, kur atëherë ka rënë gongu për Bashkësinë Ndërkombëtare kur nuk kemi të bëjmë me një fqinj normal. Atërherë iu ka tërhekur vërejtja”, ka deklaruar Shkodra.

Ndërsa, Valdet Hoxha, ish-zv.ministëri brendshëm lidhur me deklarimet e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë, për shtimin e numrit të trupave gjerman në Kosovë ka thënë se është mesazhi kryesor dhe i qartë ndaj agresorit serb, duke i thënë se ne jemi këtu dhe siguria e ofruar do të krijojë një stabilitet afatgjatë.

Kështu është shprehur , Hoxha për emisionin ‘Five’ në Televizionin Dukagjini.

“NATO natyrshëm që vlerëson situatën e sigurisë dhe një vendim për shtimin e trupit gjermanë e kanë parë të nevojshëm. Shtimi i numrit 150 trupa ushtarë është dyfishi i numrit aktual që ka Gjermania në Kosovë. Është e nevojshme, sepse po flasim për një problem, vatër të krizës që mund të destabilizojë Evropën , prania dhe rritja e numrave të trupave në Kosovë dhe rajon, është vazhdën e preventivës. Jo gjithmonë rritja e trupave fizikisht, përgatitja ushtarake dhe futja e termeve ushtarakë nuk nënkupton fillimin e luftës. 90% e rasteve është preventivë. Dërgimi i trupave është pjesë e preventivës dhe dërgimi i mesazheve të qartë ndaj agresorit, duke thënë se ne jemi këtu. Shenjë e mirë dhe do të krijojnë një stabilitet afat gjatë. Dhe Serbia e ka marrë mesazhin kryesor”, ka thënë Hoxha.

Sa i përket vizitat nga përfaqësuesit e vendeve të tjera në Ballkan, e sidomos në Kosovë përgjatë muajit janar dhe këto ditë të para të shkurtit, Hoxha ka deklaruar se janë sinjal i mirë dhe si thirrje për koordinim pasi kohët e fundit po çalon. Hoxha ka thënë se Kosova duhet të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve për shtyrjen e vendimit për dinarë sepse ‘po mundohet me mjeshtri dinake Vuçiq të arrijë të cënohet mbrojtja e komuniteteve si pikë e ndjeshme në integrimet evropiane.

“Kemi dy vizita të rëndësishme në harkun kohor prej një muaj. Konfirmon edhe nga vet deklarimet si të ministrit të jashtëm të Britanisë, David Cameron si dhe ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë. Siguria në Ballkan ka pasur rol krocial në sigurinë e Evropës. Prandaj, përkundër përkushtimit dhe interesit të madh për stabilizimin e situatës në këtë pjesë të Ballkanit, motorët janë ndezur për të mos eskaluar situata në Ballkan, me qëllim të preventivës të eskalimit të situatët në Evropë. Fati i mirë apo fati i keq, Kosova e ka të lidhur fatin me Evropën. Vizitat e tyre janë një sinjal shumë i mirë dhe si thirrje për koordinim që fatkeqësisht kohët e fundit po çalon”, ka deklaruar Hoxha.

Tutje ai ka shtuar se “ne duhet të kuptojmë në këtë sferë këto vizita, koordinimi me aleatët perëndimor, të cilët janë sponzorizuesit kryesor të Pavarësisë së Kosovës,  dhe pavarsishtë të drejtës sonë  kushtetuese dhe legjitime për të marrë vendime që nuk po i konteston askush nga faktori i brendshëm apo edhe i jashtëm. Kordinimi është pika kronciale, fatkeqësisht kohët e fundit  theksi po vie tek mbrojtja e komuniteteve, pikë e ndjeshme në integrimet evropiane. Në praktikë kemi ofruar shumë për komunitete por në terren po shitet me mjeshtri dinake të Vuçiqit, me vendimet e fundit si kundër komunitetet në vend. Me  këtë qëllim, preventives të kësaj ideologjie të rrejshme, fiktive të Vuçiqit, në këtë frymë, këshillat e ndërkombëtarëve, e sidomos Hovenierit, janë të shtyhen vendimet dhe rregullorja e re e BQK-së lidhur me dinarin serb”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika