Një vajzë është raportuar e zhdukur gjatë ditës së martë, në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Gllamnik, Podujevë 02.05.2023 – 07:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe ende nuk është kthyer. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Njësitet policore janë duke hetuar e rastin”, thuhet në raport.