Shkolla “Ismail Qemajli” shumë nxënës në klasa, prindërit protestojnë

Shkolla “Ismail Qemajli” në Prishtinë po e ka problem numrin e madh të nxënësve nëpër klasa e për këtë kanë protestuar disa prindër të cilët kanë kërkuar zgjidhje për këtë problematikë

Foto ilustrim





Numri i vendosur para çdo dere tregon saktë numrin e nxënësve në çdo klasë.

Bëhet fjalë për shkollën “Ismail Qemajli” në Prishtinë ku hapësirat për të mbajtur mësim nuk po janë të mjaftueshme për numrin e madh të nxënësve.

Për këtë kanë protestuar edhe disa prindër para kësaj shkolle.

“Ne konkretisht kemi kërkuar një klasë më të madhe, sepse fëmijët kanë qenë në klasë shumë të vogël. Kanë qenë të detyruar që të ulen nga tre nxënës. Kështu që procesi mësimor nuk ka vijuar si duhet, si në çdo klasë tjetër. Dhe kemi kërkuar që të na mundësohet një klasë më e madhe. Fëmijët të kenë shëndet e të mos u përkeqësohet dhe që të zhvillohet procesi mësimor në formë të rregullt”, ka thënë Diellza Gjinovci, prind i një nxënësi.

Në ndërkohë, se ka shumë ngarkesë e pranon edhe drejtoresha e kësaj shkolle Mimoza Krasniqi.

“Shkolla ka bërë kerkesë që me u nda në dy anekse ose cikli i ulët vec e cikli i lartë ndamas dhe Komuna na ka thënë që ka nda buxhet për këtë dhe besoj që ndërtimi i aneksve do ta rregulloj këtë problematikë”, ka thënë drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi.

Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës por ata për dy ditë nuk janë përgjigjur.

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika