Shkollat e Prishtinës pajisen me kamera të sigurisë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se në shkollat e komunës së Prishtinës ka nisur vendosja e kamerave të sigurisë

Në shkollat e komunës së Prishtinës ka nisur vendosja e kamerave të sigurisë.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, me anë të një postimi në Facebook.

Sipas saj, rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen.

“Plani për siguri në shkolla ka filluar të jetësohet! Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkollat e Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kryeqytetit të Kosovës pritet t’i shtohen edhe tri shkolla të reja.

Kontratën për ndërtimin e tyre e nënshkroi kryetari Përparim Rama, i cili falënderoi Departamentin e Partneritetit Publiko-privat për bashkëpunimin që kanë treguar.

Lagjet përfituese të këtij projekti do të jenë Sofalia, Mati dhe Veterniku, ndërsa projekti do të jetë dyvjeçar.

Kostoja e tri shkollave pritet të jetë rreth 13 milionë euro.

“Kostoja është pak më shumë se 13 milionë për tri shkolla dhe kostoja është e vitit 2020 dhe kemi pasur mirëkuptim që të mbesin kostot siç kanë qenë”, tha Rama.

Në këto tri shkolla do ta vijojnë mësimin rreth 2500 nxënës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika