Shkon në 25 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentaki të ShBA-ve

Përmbytjet shkatërruese në Kentaki , kanë dërguar në  25 numrin njerëzve të vdekur dhe numri pritet të rritet, ndërsa shpëtimtarët po vazhdojnë kërkimin e të mbijetuarve

Një shtëpi që u zhyt pothuajse plotësisht nga përmbytjet në qarkun Breathitt, Kentucky, (fotografuar më 29 korrik 2022, Michael Swensen, GETTY IMAGES) AMERICA

Shiu i rrëmbyeshëm në fillim të kësaj jave shkaktoi përmbytje të paprecedentë në Kentaki-n lindor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi disa lajme të vështira për të ndarë nga Kentaki Lindor sot, ku jemi ende në fazën e kërkimit dhe shpëtimit. Numri ynë i vdekjeve është rritur në 25 të humbur dhe ky numër ka të ngjarë të rritet,” ka shkruar në Twitter guvernatori i Kentaki-t Andy Beshear.

Beshear më parë ka thënë se qindra njerëz ishin shpëtuar me varka që nga fillimi i përmbytjeve të mërkurën në mbrëmje, ndërsa helikopterët e Gardës Kombëtare kryen dhjetëra shpëtime nga ajri.

Disa zona raportuan se kishin marrë më shumë se 20 centimetra shi në një periudhë 24-orëshe.

Ndërsa, niveli i ujit në North Fork të lumit Kentucky në Whitesburg u rrit në 20 këmbët marramendëse brenda disa orësh, shumë mbi rekordin e tij të mëparshëm prej 14.7 këmbësh, njofton AFP.

Të shtunën ka pasur një ndalim të shiut, mirëpo pritet që të dielën të pritet më shumë shi dhe që rrezikon të rëndojë gjendjen edhe më shumë pjesëve  të përmbytura gjatë ditëve të fundit.

Përmbytjet në Kentakin lindor janë të fundit në një seri ngjarjesh ekstreme të motit që shkencëtarët thonë se janë një shenjë e ndryshimit të klimës.

Presidenti Joe Biden ka lëshuar një deklaratë fatkeqësie për përmbytjet në Kentaki, duke lejuar ndihmën federale për të plotësuar përpjekjet shtetërore dhe lokale për rimëkëmbjen e këtij vendi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika