Numri i të vdekurve nga sulmet e Indisë gjatë natës është rritur në 31, ka bërë të ditur ushtria e Pakistanit në një përditësim të fundit.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, përveç 31 viktimave, janë raportuar edhe 57 të plagosur.

Më herët ishte raportuar për 26 të vdekur dhe 46 të plagosur.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se vendi i tij ka ndërmarrë veprime hakmarrëse pas sulmeve në Pahalgam.