Shkon në 67 numri i viktimave në Ceuta

Numri i viktimave në krizën kufitare mes Spanjës dhe Marokut, në enklavën spanjolle të Ceutës, ka arritur në 67, njoftoi të shtunën qeveria spanjolle.

Sipas autoriteteve, disa nga viktimat u mbytën në det, e të tjerë u shtypën gjatë përpjekjeve për të kaluar barrierën kufitare.

Pas hyrjes së rreth 60 mijë emigrantëve në territorin e Ceutës nga e enjtja deri të premten, Spanja ka vendosur të ndërtojë një barrierë mbrojtëse prej 500 metrash, e cila do të shtrihet përgjatë digës në det për të parandaluar kalime të tjera të paligjshme, raporton AP. 

Të shtunën në mëngjes, një numër i vogël emigrantësh të rraskapitur, që arritën me not në plazhin Tarajal të Ceutës, u pritën nga ushtarët spanjollë, të cilët i shoqëruan përsëri drejt kufirit me Marokun.

Ministria e Brendshme e Spanjës bëri të ditur se shumica e emigrantëve që hynë në territorin spanjoll në Afrikën e Veriut janë kthyer tashmë në Marok.

Pas disa ditësh kaosi dhe rrugëve të mbushura me njerëz që shpresonin të gjenin një jetë më të mirë në Spanjë, banorët e Ceutës u zgjuan të shtunën në një atmosferë më të qetë.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se situata e sigurisë në qytetin autonom me rreth 84 mijë banorë mbetet ende e brishtë.

“Jeta në këtë qytet është tronditur si pasojë e incidentit në kufi”, deklaroi presidenti i Ceutës, Juan Jesus Vivas.

“Procesi i kthimit të emigrantëve ka nisur në mënyrë të kënaqshme, por duhet të përfundojë plotësisht. Qyteti ende nuk i është kthyer normalitetit”, shtoi ai.

Megjithatë, disa emigrantë kanë vendosur të qëndrojnë në Ceutë. Mes tyre është edhe 23-vjeçari maroken Mohamed Hatri.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika