Shkon në mbi 130 numri i të helmuarve nga ushqimi i shpejtë Malishevë
Brenda kësaj autoambulance gjendet një grua e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është një nga 130 personat e helmuar nga ushqimi i shpejtë në një lokal të Malishevës. Bashkëshorti i saj, Enver Berisha tregoi se në çfarë gjendje është ajo. “Gjendja, me ambulancë erdhën e murren. Tug, bark, temperaturë, ethe, s’po mundet […]
Brenda kësaj autoambulance gjendet një grua e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo është një nga 130 personat e helmuar nga ushqimi i shpejtë në një lokal të Malishevës.
Bashkëshorti i saj, Enver Berisha tregoi se në çfarë gjendje është ajo.
“Gjendja, me ambulancë erdhën e murren. Tug, bark, temperaturë, ethe, s’po mundet me nejt as në këmbë prej etheve”, ka rrëfyer Enver Berisha – Burri i gruas së helmuar.
Me të njëjtat simptoma i janë drejtuar emergjencës së Malishevës edhe të helmuarit e tjerë, të cilët gjatë ditës së djeshme kishin ngrënë ushqim në këtë lokal.
Fillimisht numri i tyre ishte rreth 60, por më pas u rritë, e ka frikë që mund të rritet akoma.
“Numri po rritet në vazhdimësi sepse disa nga pacientët edhe pse kanë kërku ndihmë te na, kanë marrë trajtimin, janë shku te shpija dhe prapë simptomologjia i është përsëritur dhe po kthehen prapë”, ka theksuar Afrim Krasniqi – QKMF, Malishevë.
Për shkak të kapacitetit dhe gjendjes së pacientëve të helmuar, disa nga ta janë dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Ndonëse, raporti përfundimtar nuk ka dalë akoma, drejtori i infektivës flet për dyshimet.
“Në bazë të dhënave klinike bëhet fjalë për një selmonorozë, por rezultatet përfundimtare laboratorike vijnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe do të informoheni”, ka shtuar Arben Vishaj – Drejtor i Infektivës, Prishtinë.
Një nga pacientet e shtrirë në Infektivë foli për gjendjen e lokalit ku edhe u helmua.
Në ndërkohë, lokali në fjalë është mbyllur pas inspektimeve të Agjencia e Ushqimit dhe Policisë, derisa pronari i tij është arrestuar.
AUV-i po dyshon që helmimi ka ardhur nga salcat e përdorura.
“Gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjienike ka qenë në nivelin jo të mirë, kjo është bërë nga vlerësimi i ekipit inspektues. E dyta nuk kanë pas libreza sanitare punonjësit që kanë punuar në këtë lokal, që sipas ligjit kërkohet të ketë. Aty janë gjetur disa produkte që në i quajmë pa origjinë apo nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre”, ka thënë Lamir Thaqi – AUVK.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe javën e kaluar në Mitrovicë të Jugut.
Edhe atje dyshohet se në një lokal që shërben ushqim të shpejtë u helmuan mbi 30 qytetarë, në mesin e tyre edhe nxënës.















