Shkrimtari Gashi: Takimi i Kurtit me Pamuk-un mund të ndikojë te zërat e mëdhenj të letërsisë botërore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Turqi, është takuar me shkrimtarin nobelist turk, Orhan Pamuk.

Shkrimtari Agron Gashi për këtë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe nobelistit Orhan Pamuk thotë se duhet parë si vizion për një diplomaci kulturore, teksa thekson se përfaqësimet që i bëhen shtetit janë zakonisht përfaqësime politike, e prandaj ky takim është për t’u admiruar.

“Çdo përfaqësim jashtë shtetit tash për tash është përfaqësim politik, prandaj takimi me një nobelist të letërsisë kushdo qoftë ai dhe aq më tepër kur është njeri me vlera ndërkombëtare me ndikim siç është Orhan Pamuk një prej nobelistëve më të pranuar është vërtet për t’u admiruar dhe përshëndetur,” ka thënë Gashi, në “Magazina”, Radio Dukagjini.

Përveç anës politike të jashtme, diplomacia kulturore Gashi thotë se “pothuajse ka ngecur dhe prandaj kjo duhet parë edhe si një vizion dhe projekt i veçantë për një diplomaci kulturore”.

Radio Dukagjini, “Magazina”

Gashi tregon se ka libra të shumtë të shkrimtarit e nobelistit, Orhan Pamuk, të përkthyer në gjuhën shqipe, teksa shton se ka edhe lexues dhe studiues të jashtëzakonshëm në vendin tonë.

“Kjo miqësi dhe afrimitet siç është proklamuar me Orhan Pamuk ka filluar edhe më herët, janë dhjetëra libra të tij të përkthyer në gjuhën shqipe, ka lexues të jashtëzakonshëm dhe studiues të Kosovës që janë marrë në mënyrë sistematike me veprën e Orhan Pamukut,” ka thënë Gashi.

E, sipas shkrimtarit, vërehet që edhe kryeministri, Kurti ka informacione për letërsinë e Orhan Pamuk-ut.

“Unë besoj që edhe kryeministri Kurti është në mesin e atyre lexuesve që ka informacion të mirë për krijimtarinë letrare të Orhan Pamukut.”

Teksa shtoi se takimi i kryeministrit Kurti me shkrimtarin Pamuk, “mund të krijojë raporte miqësore që ai të ndikojë te zërat e mëdhenj të letërsisë botërore dhe intelektualët ndërkombëtarë që ta përkrahin Republikën e Kosovës.”

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika