Shkrirja në parti tjera, mundësia e vetme e mbetur për disa subjekte

Pas skadimit të afatit për njoftim të KQZ-së për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për formime të koalicioneve parazgjedhore, tanimë mundësia e vetme për bashkëpunim ka mbetur shkrirja në lista të partive që kanë vendosur të hyjnë të vetme në garë. Në këtë formë, synojnë që garës t’i hyjnë edhe dy subjekte politike, përfshirë Nismën, që i ka dorëzuar edhe kërkesë zyrtare PDK-së.

Zgjedhjeve si e vetme, as nuk ia mësyu fare. Por, Nisma Socialdemokrate, u shpreh e gatshme që garës së 7 qershorit t’i hyjë bashkë me PDK-në.

“Ne jemi të interesuar të bashkohemi e të shkrihemi në formacion të përbashkët”.

Përveç indirekt, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, këtë gatishmëri ia transmetoi PDK-së, edhe përmes një shkrese zyrtare.

“Shprehim gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral në kuadër të këtij procesi të përbashkët. Duke besuar në mirëkuptimin, respektin reciprok dhe vullnetin për bashkëpunim, mbetemi të gatshëm për koordinimet dhe hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces”, thuhet në letrën e Limajt drejtuar PDK-së.

Por, PDK ende nuk i ka kthyer përgjigje kësaj kërkese.

Megjithatë, njohës të çështjeve politike, nuk e përjashtojnë mundësinë që deri në fund të afatit, Bedri Hamza t’i përgjigjet pozitivisht.

Megjithëse nuk ka zgjedhur ndonjë parti favorite, shkrirjen në ndonjë listë e sheh si formë të vetme për të hyrë në garë, edhe Aleanca për Kosovën e Re.

“Pjesëmarrja apo mospjesëmarrja jonë në kuadër të listës së ndonjë subjekti tjetër politik do të varet nga serioziteti i ofertave, përputhshmëria programore dhe vlerësimi që do të bëjnë organet drejtuese të partisë, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar në ditët në vijim”, u shpreh kryetari i AKR-së, Emir Abrashi.

Megjithatë, listat përfundimtare të kandidatëve për deputetë, partitë do duhet t’i dorëzojnë më se largu më 12 maj, datë kur do të marrin epilog, edhe bashkimet eventuale më vonë.

Një bashkim të ngjashëm e ka bërë të premten Albena Reshitaj, e cila ka vendosur të bashkëpunojë me ish-Presidenten, Vjosa Osmani.

Ndërkohë, tanimë janë konfirmuar partitë të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje, qoftë të vetme apo me koalicione. Në mesin e 22 partive që do garojnë të vetme, përveç atyre të komuniteteve, janë PDK, LDK, AAK dhe PSD. Ndërsa Vetëvendosje konfirmoi koalicionin me Guxo, Alternativa, dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika