Shkroi grafite përçarëse në veri, i mituri shoqërohet në Polici

"Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte shkruar disa grafit me përmbajtje të përçarjes", thuhet në raportin e policisë

Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i mituri kishte shkruar grafitë me përmbajtje përçarëse.

I dyshuari është liruar më pas nga policia.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi kishte shkruar disa grafitë me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika