“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë

Në kuadër të Panairit të Librit në Prishtinë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” sot ndau tri çmime për fëmijët që ishin pjesë e konkursit “Shkruaj, Vizato dhe Fito”. Përveç tyre, Dukagjini shpërndau dhjetëra mirënjohje e dhurata për fëmijët tjerë që ishin pjesë e konkursit.

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë.

Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në konkursin “Shkruaj, Vizato dhe Fito”.

Më shumë për të foli redaktorja, Liridona Bytyçi.

“Shtëpia botuese “Dukagjini ka vendosur që edhe këtë festival dhe panair të mbaj një garë për fëmijë, në atë garë kanë pas mundësi të aplikojnë fëmijë nga shkollat të ndryshme të Kosovës. Kanë pas mundësi me apliku me me një shkrim, ese përrallë apo vizatim dhe ne kemi zgjedhur tre vendet më të mira”, ka thënë  Liridona Bytyçi, Redaktore.

Bytyçi tregoi për interesimin e të vegjëlve.

“Ndonëse këto ditë temperaturat kanë qenë të ulëta prap se prap ka pasur interesim shumë prej fëmijëve nga mosha të ndryshme dhe ne si shtëpi botuese jemi munduar të sjellim libra të ndryshem për mosha të ndryshme”, ka thënë  Liridona Bytyçi, Redaktore.

Më pas, mes dhjetëra aktiviteteve argëtuese erdhi koha e çmimeve të ndara nga “Dukagjini”.

Kurse për të tjerët pati mirënjohje e dhurata.

Të lumtur që qenë pjesë e kësaj gare u shprehën fëmijët.

“Dhurata që ma ka dhënë ‘Dukagjini’ më ka pelqy shumë sepse më pëlqen libri dhe me pëlqen shumë për me lexu”, ka thënë Dalina Mexhani, Nxënëse.

Panairi i Librit për fëmijë do të jetë i hapur deri të dielën.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika