Pjesëtarë të Policisë së Kosovës mbetën të lënduar gjatë intervenimit në një rast në Prishtinë.

Policia ishte ftuar për të reaguar në një rast të mosmarrëveshjes familjare, kur u sulmuan nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

“Raportohet se pas intervenimit të njësisë policore në rast mosmarrëveshje familjare, zyrtarët policorë janë sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.  Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raportin e PK-së.