Shkup, parlamenti i hap rrugën ndërtimit të autostradave

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi me shumicë votash disa ndryshime ligjore që krijojnë lehtësi në ndërtimin e autostradave, pjesë e Korridoreve 8 dhe 10

Foto: VoA

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi me shumicë votash disa ndryshime ligjore që krijojnë lehtësi në ndërtimin e autostradave, pjesë e Korridoreve 8 dhe 10. Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, votoi kundër këtyre ndryshimeve.

Qeveria thotë se këto ndryshime janë të rëndësishme për realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore me interes kombëtar.

Ndryshimet prekin ligjin e punës, atë të shpronësimeve, ndërtimit dhe ligjin për planifikim urbanistik. Falë ndryshimeve në ligjin për marrëdhëniet në punë, tashmë punëtorëve, u lejohet të punojnë më gjatë se dyzet orë në javë. Opozita kritikoi ashpër qeverinë, duke thënë se po e kthen vendin në periudhën feudale dhe po i shndërron punëtorët në robër.

Por përfaqësuesit e qeverisë thonë se puna jashtë orarit bëhet mbi baza vullnetare dhe me pagesë më të lartë, nëse ata punojnë në fundjavë.

Qeveria thotë gjithashtu se ndërtimi i projekteve infrastrukturore është me rëndësi për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, për sigurimin e infrastrukturës moderne rrugore dhe hekurudhore si dhe zhvillim të barabartë rajonal.

Projekti që përfshin ndërtimin e pjesëve të autostradave nga Tetova, Gostivari, Struga deri në Qafëthanë (Korridori 8) dhe nga Manastiri në Prilep (Korridori 10 d) do të jetë me një gjatësi prej rreth 110 kilometrash. Autoritetet qeveritare kanë zgjedhur konsorciumin amerikano-turk Bechtel – Enka për realizimin e këtij projekti, që do të kushtojë 1.3 miliardë euro, por çmimi, sipas ekspertëve mund të rritet edhe me disa qindra milionë euro më shumë.

Debatet politike dhe akuzat e opozitës për korrupsion nga ana e qeverisë lidhur me këtë projekt, janë përshkallëzuar herë pas here edhe me akuza kundër Lidhjes Social Demokrate në pushtet, se po avancon zhvillimin e rajoneve të banuara me shqiptarë në perëndim të vendit.

Partitë e vogla të opozitës shqiptare e kanë mbështetur ndërtimin e autostradave, ndonëse kanë vënë në dukje mungesën, sipas tyre, të transparencës lidhur me këtë projekt. / VoA

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika