Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani

FOTO:AFP

Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar u shkurtua, pavarësisht se u rrit numri i aplikimeve.

Aplikimi zyrtar zgjati mesatarisht 6.8 muaj më 2023, krahasuar me 7.6 muaj në vitin paraprak, sipas të dhënave të Qeverisë të prezantuara gjatë pyetjeve parlamentare.

Qeveria gjermane tha se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023.

Megjithatë, duke zgjatur mesatarisht prej 20.7 muajsh, krahasuar me 26 muaj në vitin 2022, i gjithë procesi i azilit është ende i gjatë dhe dallon shumë në vende të ndryshme të shtetit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate zgjat rreth pesë muaj, ndërkaq në shtetet sikurse Hese dhe Saksoninë e Ulët kohëzgjatja mesatare e procesit të azilit zgjat në një mesatare prej më shumë se dy vjetësh. Ndërkaq në Brandenburg është kohëzgjatja më e madhe, ku azilkërkuesit kryesisht presin mbi tre vjet.

Duke folur për rrjetin RND, Calra Bunger, anëtare e partisë së krahut të majtë, Die Linke, subjekt që kërkoi nga Qeveria këto të dhëna, bëri thirrje për “kuadër më të mirë të punonjësve dhe operim më efektiv të gjykatave administrative, në veçanti në reduktimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore”.

Procedurat e gjata për azil janë rënduese për refugjatët sepse ato ua parandalojnë atyre integrimin dhe krijojnë ndjenjën e pasigurisë, tha Bunger.

“Është e papranueshme që azilkërkuesit duhet të presin një mesatare prej një viti e gjysmë derisa statusi i tyre të bëhet i qartë”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika