Shoferi godet me veturë policin në Prizren, përfundon në pranga
Një incident ka ndodhur të martën në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, ku një shofer ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me veturë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, kur polici i ka kërkuar shoferit të paraqesë dokumentet e tij. Në vend që të bashkëpunonte, i […]
Një incident ka ndodhur të martën në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, ku një shofer ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me veturë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, kur polici i ka kërkuar shoferit të paraqesë dokumentet e tij.
Në vend që të bashkëpunonte, i dyshuari ka refuzuar dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Pasi nuk ka mundur të ikë, ai është nisur me shpejtësi dhe ka goditur policin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Zyrtari policor është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga autoritetet.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.















