Shoferi godet zyrtarin policor në pikën kufitare në Zubin Potok
Një zyrtar policor është goditur nga një veturë në fshatin Bërnjak, në pikën kufitare në Zubin Potok. Rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25. Sipas Policisë së Kosovës, një automjet me targa vendore është ndaluar për kontroll, ndërsa vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. “Është ndaluar […]
Një zyrtar policor është goditur nga një veturë në fshatin Bërnjak, në pikën kufitare në Zubin Potok.
Rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25. Sipas Policisë së Kosovës, një automjet me targa vendore është ndaluar për kontroll, ndërsa vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
“Është ndaluar një automjet me targa vendore me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar, i cili gjatë kontrollit të dokumenteve ka filluar lëvizjen me veturë për largim nga vendi i ngjarjes, ku si pasojë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Si pasojë e incidentit, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.















