Shoferi i autobusit gjobitet me 200 euro, bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Një shofer i autobusit është gjobitur me 200 euro sepse i njëjti ka bërë tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj. Ndaj të njëjtit i janë shqiptuar dy pikë negative dhe për tre muaj masë mbrojtëse - heqje e patentë shoferit

Fotografi ilustruese

Një shofer i autobusit ka bërë tejkalimin në vijë të plotë të një veture dhe se ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe për tre muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo informatë është dërguar nga një qytetar me fotografi, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Ferizaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë te shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos bëjnë tejkalim në vijë të plotë. Ndërsa, falënderojmë qytetarët që po bashkëpunojnë me ne dhe inkurajojmë të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Më tej, për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, policia ka ftuar qytetarët t’i njoftojnë menjëherë, duke u siguruar që të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika