Një shofer taksie ka ndërruar gjatë kohës sa ishte në punë të hënën në mesditë në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa po drejtonte veturën e tij të punës.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Gjilanit, mirëpo mjekët aty vetëm kanë mundur të konstatojnë vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Gjilan / 30.06.2025 – 12:30. Viktima m/k derisa ishte duke punuar me veturën e tij Taxi, i ’u është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.  

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.