Shoqata e naftëtarëve paralajmëron mbylljen e pikave të derivateve në Kosovë

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve(SHQNGL), pas informimit për propozim-vendimin e ri të Qeverisë për kufizim të marzhës pa asnjë analizë të impaktit të vendimit të parë, ka kërkuar të bëhet ulja e akcizës ose TVSH-së për produktet e naftës, përndryshe ka paralajmëruar mbylljen e pikave të derivateve në tërë territorin e Kosovës deri në reflektim të Qeverisë

Ilustrim

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve ‘’SHQNGL’’ nga Oda Ekonomike e Kosovës ka kundërshtuar vendimin e ri të Qeverisë për përcaktimin e mënyrës së rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme, si dhe të vendosjes së masave të tjera mbrojtëse, duke bërë një kërkesë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

SHQNGL, pas informimit për propozim-vendimin e ri të Qeverisë për kufizim të marzhës pa asnjë analizë të impaktit të vendimit të parë, i cili dëmtoi shumë industrinë e naftës dhe operimit në humbje, ka kërkuar të bëhet ulja e akcizës ose TVSH-së për produktet e naftës.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursa ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës nga çdo litër naftë dhe benzinë të shitur mbledh rreth 64 centë, apo 12 centë më shumë sesa para krizës globale për litër.

SHQNGL-ja ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është pro rregullimit të mirëfilltë të industrisë së naftës, por jo me vendime arbitrare që kanë për qëllim dëmtimin e industrisë së naftës dhe jo mbrojtjen e konsumatorit.

Fadil Berjani, kryetar i SHQNGL-së ka thënë se Kosova nuk duhet të krahasohet me Maqedoninë e Veriut, pasi atje çmimet janë më të lira se në Kosovë dhe akciza e tyre është 21 centë më e ulët se në Kosovë.

”Kërkesat e SHQNGL-së janë vazhdimi i ekonomisë së tregut të lirë njëjtë si 22 vitet paraprake dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe caktimi i marzhave të jetë i bazuar në nivelet e çmimeve aktuale, në të cilat shitja me shumicë të bëhet për 3 për qind ndërsa ajo me pakicë 12 për qind”, thuhet në kërkesën e SHQNGL-së.

Shoqata paralajmëron se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë do të detyrohet të ndërmarrë masa të tjera për mbrojtjen e ekzistencës së kompanive nga falimentimi, duke bërë apelim për kompensimin e humbjeve të shkaktuara nga ky vendim si dhe mbylljen e pikave të derivateve në tërë territorin e Kosovës deri në reflektim të Qeverisë, kjo me qëllim të shmangies së falimentimit.

Berjani: Nuk duhet të hiqet akciza për derivatet e naftës

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika